Termeti, kompensime te mangeta

26/10/2009 12:00

Ne fshatrat e zonave te goditura nga termeti ne Diber vazhdojne ende ankesat nga disa prej te demtuarve te cilet thone se nuk kane marre asnje kompensim dhe nuk e kane marre emrin ne lista.

Nderkohe ne Peshkopi vazhdon shperndarja e fondeve per ato familje qe jane kompensuar.

Banoret thone se ne komunen Zerqan ka shume familje me te njejtat deme te cilat jane demshperblyer, por ende nje pjese kane ngelur pa asnje mbeshtetje.

Top Channel