Shitet toka ne bregdet

26/10/2009 15:00

Komisioni i Ligjeve miratoi projektligjin per rregullimin e pronesisise mbi truallin shteteror, ne zonat me perparesi turizimin.

Sipas ketij projektligji personat qe kane nje kontrate qiraje apo ne zhvillim perfitojne te drejten e pronesise se truallit dhe objektit ku eshte ndertuar.

Nga ky ligj perjashtohen ndertimet pa leje. Nderkohe trualli perqark nderteses kalon ne bashkepronesi mes privatit dhe shtetit.

Pas njoftimit publik ne nje afat kohor prej 60 ditesh, personi qe kerkon pronesine e objektit duhet te beje dorezimin e  dokumentacionit perkates.

Agjensia e Legalizimit ALUIZNI vendos kontraten e shitblerjes ndermjet paleve te interesuara.

Kontrata nuk lidhet nese nuk behet pagesa e plote e cmimit te truallit te nderteses e cila paguhet ne masen 80 % nga bleresi dhe 20 % nga qirramaresi.

Nese nuk  paguhet  shuma e percaktuar brenda afatit maximal te percaktuar, 1 vit  pas njoftimit zyrtar, kontrata  nuk lidhet dhe ky truall dhe ndertimet mbi te kalojne per kompensimin e ish-pronareve.

Top Channel