Salihi dhe goli, te pandashem

26/10/2009 08:55

Goli dhe Hamdi Salihi duket se jane thuajse te pandashem nga njeri-tjetri ne kete sezon te kampionatit austriak. Bomberi shkodran ka shenuar nje tjeter gol me bluzen e Rapidit te Vjenes ne kete fundjave.

I transferuar ne fillim diten e fundit te merkatos te skuadra e njohur austriake, talenti i Kombetares kuqezi eshte aktivizuar dje edhe nje here tjeter si titullar per 89 minuta nga trajneri Pakult ne ndeshjen e luajtur ne shtepi ndaj skuadres se Matersburgut, qe u fitua me rezultatin e thelle 4-0 nga ekipi i shqiptarit.

Sulmuesi shqiptar ka qene protagonist ne kete ndeshje, ku ka pasur shume raste per te shenuar, por dhe ka shenuar golin e trete ne minuten e 86-te.

Ky eshte goli i 7 i shqiptarit ne kete sezon ne kampionatin austriak, ku 6 i ka shenuar me bluzen e Rapidit ndersa nje gol me ate te Riedit, skuadres nga ku u largua ne fillimin e muajit shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA