Pensionet private, ligji i ri lehteson taksat

26/10/2009 20:05

Ministria e Financave dhe Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare kane derguar ne Kuvend nje projektligj qe synon te nxise krijimin e fondeve private te pensioneve.

Sipas draftit, cdo individ, pavaresisht moshes apo faktit nese eshte ne pune apo jo, mund te behet pjese e skemave private te pensioneve.

Kontributi qe mund te derdhet eshte pa limit, por Ministria e Financave lehteson nga taksat deri ne 200 mije leke ne vit.

Pensionet private ne Shqiperi ndodhen ne nje faze fillestare dhe gati primitive. Ne Shqiperi ekzistojne aktualisht disa fonde private pensionesh, por te dhenat zyrtare te AMF tregojne se ne total individet qe kontribuojne ne to jane me pak se 3500 vete.

Nxitja e fondeve private te pensioneve sipas qeverise do te lehtesonte edhe buxhetin e shtetit nga pagesat.

Top Channel