Nxenesi i fundit i dinastise Marubi

26/10/2009 18:50

“Perzgjodha Uren e Mesit qe eshte nje monument kulture ne Shkoder dhe per vete gjendjen e madheshtine e saj ate e kane vleresuar me cmimin e pare. E kam bere foton ne shtator. Ishte rreth ores 6 pasdreke ku une kisha dale per nje set fotografik ne ate zone dhe megjithese komponentet e fotos ishin te kendshem, une e fiksova ate moment”.

Fatmiri nuk e dinte qe kjo do ishte shkrepja fatlume. Pas 35 vitesh karriere si fotograf per te erdhi shkelqimi. Ai fitoi cmimin e pare ne konkursin e fotografise ne Sarajeve”. “Duke pasur parasysh traditen dhe kulturen e kolegeve si Marubet e Shkodres, edhe une vendosa qe tere keto vite pune te le nje gjurme, nje pasuri nje trashegimi gjithe qytetit””, shprehet Fatmiri qe ka arkivuar mbi 250 mije fotografi.

Nxenes i Geg Maubit, i fundit i dinastise Marubi ne Shkoder, Fatmiri vazhdon te arkivoje imazhe te palevizshme nga qyteti i tij. Dikur fotoja eshte krahasuar me zemren sepse e ndjen kur e prek ate. Ai thote se vendi me i pelqyer eshte kalaja e Rozafes, aty mund te fiksoje mengjeset dhe perendimet e qytetit.

Pjese e koleksionit jane edhe aparatet me pelikul, me i vjetri eshte nje i vitit 1975, qe tashme eshte bere pjese e jetes se tij. “Mendoj se po vjen koha qe ne te perdorim perseri filmin, sidomos per punet artistike dhe profesionale sepse fotoja bardh e zi eshte nje nga me te kerkuarat”, pohon fotografi shkodran.  

FOTO GALERI
1/4

Top Channel