Lorik Cana, i shqetesuar

26/10/2009 08:45

Kapiteni Lorik Cana beson se Sanderlend duhet te mesoje ende dhe t’i marre me qetesi ndeshjet. Pasi kane bere surprizen, duke marre 4 pike nga 6 te mundshmet ne dy ndeshjet kunder Mançester Junajtid dhe Luverpulit, “Macet e Zeza” nuk e mbajne dot ritmin e tyre, por dorezohen ndaj Birmingamit.

Skuadra e Stiv Brus mundet 2-1 ne stadiumin “Endrjus”, duke befasuar keshtu edhe vete kapitenin e tyre. Kjo nuk eshte hera e pare ne kete sezon qe deshtojne ne ndeshje kundrejt skuadrave modeste te Premier Leagues.

Pasi kishim fituar 4-1 ne shtepi ndaj Hull Sitit, ata u munden 3-1 nga Bernli ne “Turf Moor” dhe Cana e di mire se gjerat duhen permiresuar.

“Eshte shume zhgenjyese per ne, por nuk eshte hera e pare ne kete sezon qe ne mundemi pas disa rezultatesh te mira, tha shqiptari. Ne veçanti pasi kemi fituar ne shtepi, ne nuk mundemi te mbajme te njejtin nivel loje dhe kthehemi te humbjet. Te gjithe e dine potencialin dhe kualitetin e skuadres sone. Por eshte nje kampionat i forte dhe duhet te jemi 100% te perqendruar gjithe kohes dhe t’i fillojme mire ndeshjet. Duhet te mesojme nga kjo dhe te ndryshojme mentalitetin tone per te mbajtur te njejtin nivel per dy apo tre ndeshje. Kemi edhe shume pune per te bere. Nderkohe qe zerave per interesimin e Arsenalit per shqiptarin, trajneri Stiv Brus u pergjigjet: “Loriku eshte kapiteni yne dhe do te jete me ne per nje kohe te gjate”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA