Barcelona kërkon ta mbajë përgjithmonë Rashford, por 14 milion euro në vit janë shumë për ta…
Rikthehet kapiteni Devis Mukaj dhe bashke me te edhe rezultatet te Tirana. Kishte tre muaj qe nuk luante ne nje ndeshje zyrtare, qe nga perballja e pare ne Champions me norvegjezet e Stabaek, menjehere merr ne dore frenat, si nje lider i vertete.
“Jam ketu per ta nxjerre Tiranen nga kjo gjendje”, thekson ai. Mungesa e tij ishte ndjere shume ne kete fillim kampionati. Aktivizimi i tij ndaj Teutes duket se ia lehtesoi punen Tiranes ne fitoren 2-0.
Tifozet e duartrokiten ate personalisht kur u zevendesua ne minuten e 82-te, por gjate gjithe ndeshjes kane ofenduar pjesen tjeter te lojtareve per paraqitjen jo te mire gjate ketij fillimi sezoni. Kjo e fundit e prekur disi kapitenin, i cili u ben thirrje tifozeve ta mbeshtesin skuadren edhe ne dite te veshtira, jo vetem ne te bukurat, ndersa konfirmon se objektiv mbetet vetem titulli, nga i cili nuk do te heqin dore deri ne fund.
“Teuta luajti e vendosur mire dhe kur nje skuader luan gjate gjithe kohes ne mbrojtje, eshte e veshtire te fitosh, sqaron kapiteni episodet e lojes. Vonesa e golit te pare na solli disa veshtiresi ne funksionimin e lojes. Por pasi shenuam golin e pare, kishim gjithçka nen kontroll. Mund te them se ky ishte nje trepikesh mjaft i rendesishem per vazhdimesine, nisur dhe nga fakti se Dinamo u ndal ne Korçe. Tani ndjehemi me te qete dhe kemi besim se do ta ngushtojme diferencen e pikeve jave pas jave, deri sa te kapim kreun. Trepikeshi i fundit eshte shpresedhenes.
Mos harrojme se ne javet e ardhshme na kthehen titullaret e tjere te munguar, keshtu qe behemi me te forte. Edhe loja do te permiresohet, por gjithçka kerkon kohen e duhur. Rendesi ka qe beme kthesen”, shprehet Mukaj.
Per kapitenin, tifozet jane nje pjese e rendesishme e klubit. Vlonjati ka besim se tifozet do te vijojne ta mbeshtesin ekipin. “Tifozet jane pjese e rendesishme e suksesit tone. Ndonjehere na kritikojne, ne menyren e tyre, por ne fund s’kane si te mos na pergezojne kur ne fitojme ndeshjet. U premtoj se kjo Tirane eshte per titull dhe do te luaje deri javen e fundit me kete qellim”, perfundoi kapiteni bardheblu.
Top Channel