Brazil, shkelqimi i “perandorit” dhe renia e “fenomenit”

26/10/2009 15:40

Ndersa ish sulmuesi i Interit, Adriano po rilind me fanelen e Flamengos, e kunderta mund te thuhet per ish milanistin Ronaldo qe aktivizohet me Corinthias.

“Perandori” eshte rikthyer serish ne fronin e tij pasi ndodhet ne krye te klasifikimit te golashenuesve me 16 rrjeta. Me golin e djeshem Adriano fut ne garen per titullin skuadren e Flamengos, pasi tashme ndodhet vetem tre pike larg kryesueses se kampionatit, Palmeiras.

Ne derbin e Rios kunder Botafogos,  “Perendori” shenoi ne minuten e 31-te, duke treguar edhe nje here klasin qe e karakterizon. Nga ana tjeter, Ronaldo nuk eshte me nje “fenomen” pasi ka harruar rrugen e rrjetes prej kohesh, i ndikuar edhe nga nje operacion ne dore qe e mbajti rreth 40 dite larg fushave.

“Po vuajme shume pasi nuk arrijme te fitojme dhe duhet te luftojme per te ndryshuar menjehere kete situate. Bej pjese ne nje grup dhe jam po aq pergjegjes sa te gjithe lojtaret e skuadres”, tha Ronaldo qe deri tani ka shenuar 19 gola ne 31 ndeshje me Corinthias-in.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA