Kane dale me nje pike nga Korca kryesuesit e Superliges, Dinamo, e cila ka barazuar 1-1 me Skenderbeun ne javen e tete te kampionatit shqiptar.
Shume shpejt kane kaluar ne avantazh blute e kryeqytetit, ku pas nje goditje denimi te Bakajt krijohet nje rremuje ne zonen e vendasve ku perfiton argjentinasi Rafael Alfredo Soza per te shenuar golin e avantazhit kur ishte vetem minuta e katert e lojes.
Me pas eshte zhvilluar nje loje shume e ashper nga te dyja skuadrat, ku shpesh eshte dashur nderhyrja e gjyqtarit me kartona per te qetesuar situateen.
Brenda pjeses se pare Erlis Frasheri gjen te pavemendshme mbrojtjen dinamovide dhe shenon golin e barazimit qe rezultoi i fundit per kete takim.
Ne pjesen e dyte Dinamo u perpoq ne disa raste per te shenuar golin e fitores, duke mbyllur vendasit ne gjysmefushen e tyre, por kundersulmet e korcareve per pak rezultuan fatale ne minutat e fundit te takimit i cili perfundoi me rezultatin 1-1.
Edhe perballja tjeter e se dieles mes Flamurtarit dhe Shkumbinit ka perfunduar ne barazim 1-1. Dervishi qe ne minuten e nente shenon golin per skuadren mike, nderkohe qe vlonjatet barazojne ne minuten e 28-te me ane te nje 11-metershi qe u shnderrua ne gol nga Mema.
Top Channel