Barcelona kërkon ta mbajë përgjithmonë Rashford, por 14 milion euro në vit janë shumë për ta…
Sebastian Leb ka fituar per te gjashtin vit rradhazi kampionatin boteror te garave Rally.
Nen drejtimin e makines se tij Citroen C4, francezi ka siguruar titullin e gjashte duke fituar garen Rally te Britanise se Madhe, gara e fundit sezonale.
Ky sukses i jep mundesine Sebastian Leb qe te kaloje ne klasifikim finlandezin Miko Hirvonen me Ford Fokus.
Ne kalimin e finishit ai pati nje avantazh prej 1 minute e 06 sekondash ndaj rivalit te tij. Nje gare me pare Hirvonen mbante kryesimin e klasifikimit te pergjithshem, por me nje diference te ngushte me Leb, duke i dhene mundesine pilotit francez te rimerrte kreun ne kete gare te fundit, duke u ngjitur ne kuoten e 93 pikeve kundrejt 92 pikeve te Hirvonen.
Me titullin kampion te ketij sezoni Sebastian Leb konfirmohet si piloti me i suksesshem ne historine e garave Rally me 6 tituj kampion, pas tij renditen finlandezet Kankunen dhe Makinen me nga 4 tituj boteror.
Top Channel