TEC-i i Vlores, reagon qeveria

24/10/2009 15:40

Nje dite pas publikimit te raportit per termocentralin e Vlores, nga Paneli i Inspektimit ne Banken Boterore ka reaguar ministri shqiptar i Energjetikes.

Ne nje interviste per Top Channel, ministri Prifti ka sqaruar edhe pozicionin e qeverise ne kete ceshtje.

“Shkelja e procedurave nga Banka Boterore nuk eshte problemi i qeverise dhe nuk mund te quhet skandal per te. Para meje ka qene nje tjeter minister, po une nuk mund te hedh poshte punen e lavderueshme te tij”, tha Prifti.

Kreu i energjetikes thote se termocentrali perfaqeson teknologjine me bashkekohore dhe ka pasoja te paperfillshme ne ndotjen e ambienit

“TEC-et jane teknologjia me e fundit qe ka sot shkenca ne bote dhe pa asnje diskutim jap garanci se ai TEC do te kete nje ndotje minimale”, tha Prifti.

Ministri tha se qeveria ka marre masa edhe per prokurimin e pajisjes qe parandalon rrjedhjet e naftes ne TEC, qe sipas tij do te jete gati perpara se termocentrali te filloje prodhimin e plote te energjise ne mesin e muajit te ardhshem.

 

Top Channel