Barcelona kërkon ta mbajë përgjithmonë Rashford, por 14 milion euro në vit janë shumë për ta…
Tirana eshte rikthyer tek fitorja, por nuk ka mundur te pajtohet me tifozet bardheblu, te cilet kane hedhur parrulla kundra lojtareve.
Skuadra e drejtuar nga Alban Tafaj ka munudr 2-0 Teuten qe drejtohet nga nje ish-bardheblu, MIrel Josa.
Kryeqytetasit kane mundur te zhbllokojne rezultatin vetem ne pjesen e dyte te takimit. Kembengulja e Muzakes ne minuten e ‘70 u shperblye me gol, qe u shenua nga vete mesfushori.
Ne minutat e fundit te ndeshjes, Devolli ndeshkon per te dyten here portierin durrsak, por edhe ky gol nuk e qetesoi situaten lojtare-tifoze, te cilet vazhdojne te mbajne qendrim ndaj skuadres per zhgenjimet e njepasnjeshme ne kete sezon.
Pas kesaj fitoreje, Tirana eshte ngjitur ne vendin e 5-te me 11 pike, 1 me pak se Teuta e vendit te 4.
Laci ka mundur 3-1 Vllaznine duke u bere dhe skuadra suprize e javes se 8-te. Nen vezhgimin e trajnereve te Kombetares A, Josip Kuzhe dhe ai i Kombetares U-21, Artan Bushati, pjesa e pare perfundoi ne barazim pa gola, edhe pse Vllaznia u shfaq me e rrezikshme para portes laciane.
Rifillimi i lojes foli i gjithe per vendasit, te cilet kaluan shume shpejt ne avantazh. Ne minuten e ‘50 Arlind Nora kaloi ekipin e Lacit ne avantazh, nderkohe qe 13 minuta me vone eshte Veliaj qe dyfishon shifrat, ndersa ne te 70 Valdano Nimani shenoi golin e nokautit per shkodranet, te cilet arriten te shenonin vetem nje gol me kosovarin Fetim Kasapi.
Humbja e peste ne transferte e Vllaznise dha sinjale se problemet e kesaj skuadre vazhdojne te jene evidente edhe pas nderrimit te trainereve.
Pas ketij triumfi, skuadra e Lacit ngjitet ne vendin e 8-te me 8 pike, ndersa Vllaznia zbret ne vendin e 11-te me 7 pike.
Top Channel