PS: Berisha te dorezoje Mediun e Bashen

24/10/2009 13:45

Partia Socialiste i kerkon kryeministrit Sali Berisha qe te dorezoje para drejtesise dy ministrat e kabinetit te tij, Fatmir Mediu dhe Lulzim Basha.

Duke reaguar pas deklaratave te nderkombetareve, te cilet apelojne qe imuniteti mos te jete mburoje per zyrtaret e inkriminuar, deputeti socialist Sajmir Tahiri, kerkoi nga Berisha qe te tregoje vullnet per te luftuar korrupsionin duke dorezuar dy anetaret e qeverise se tij.

“Berisha eshte i paafte per luftuar kete fenomen. Shqiperia mori note ngelese nga Europa per kete ceshtje dhe pergjegjes eshte kryeministri”, tha Tahiri.

Top Channel