Policia rikthen ne familje dy 13-vjecare

24/10/2009 09:10

Ishin larguar nga banesa ne shenje proteste ndaj vendimit te prinderve, kthehen ne familje nga policia.

Burime zyrtare nga Policia e Elbasanit bejne te ditur se rreth ores 20.00 te se enjtes, nga ana e sherbimeve te Komisariatit te Policise Elbasan, eshte bere e mundur gjetja dhe shoqerimi i 13-vjecareve Anita B. dhe Rovena R.,te dyja banuese ne lagjen “Emin Matraxhiu”.

Sipas burimit ne fjale, ato ishin shpallur ne kerkim policor nga ana e ketij komisariati dy dite me pare.

Mesohet se vajzat e mitura kane deponuar ne polici se jane larguar me deshiren e tyre nga banesa dhe pas te gjitha veprimeve te kryera, vajzat u dorezuan te familjet e tyre.

Ato jane shprehur se jane larguar me shoqerine e tyre, pasi prinderit nuk u kishin dhene leje.

Policia nuk ka nisur asnje lloj procedimi ndaj dy vajzave, per shkak te moshes se tyre.

Top Channel