Mallakaster, maskat grabisin parate e pensionisteve

24/10/2009 09:05

Grabitet nga dy persona te armatosur dhe me maska shperndaresi i pensioneve ne zonen e Mallakastres.

Keqberesit kane mundur te marrin 700 mije leke, nderkohe qe policia ka deklaruar se ka shoqeruar disa te dyshuar, por ende nuk ka emra konkrete autoresh.

Burimet zyrtare te Drejtorise se Policise se Qarkut te Fierit bejne te ditur per gazeten “Shqip” se mesditen e se premtes, arketari i Komunes Kute, ne rrethin e Mallakastres eshte bere objekt grabitjeje.

Ka qene vete i demtuari qe ka telefonuar ne numrin e policise 129 dhe ka denoncuar ngjarjen, e me pas nuk eshte larguar nga vendi deri ne mberritjen e policise.

“Arketari ka marre ne telefon ne numrin 129 dhe ka thene se eshte grabitur. Ne jemi nisur me urgjence dhe e kemi gjetur prane vendit qe kishte njoftuar. Ishte i dhunuar dhe ne gjendje te rende depresive”, kane thene per “Shqip” burimet e Policise se Ballshit.

Te njejtat burime bejne te ditur se grabitja ka ndodhur gjate kohes qe arketari ndodhej duke shperndare pensionet shtepi me shtepi ne fshatin Çorrush te Komunes Kute.

Ndersa ka shperndare nje pjese te pensioneve, ai ka pasur edhe nje shume te madhe qe do ta shperndante ne vijim.

Ne nje nga rruget qe lidh nje zone te banuar te fshatit me nje tjeter, arketarit i eshte bere prite nga dy persona te armatosur me pistoleta dhe me maska.

Ata e kane ndaluar dhe pasi e kane goditur me grushte, shqelma dhe me qytat e pistoletave, i kane marre shumen e 700 mije lekeve qe do t’i shperndante.

Me pas grabitesit jane larguar, ndersa i demtuari ka njoftuar policine. Kjo e fundit, rreth 50 minuta me vone, ka mberritur ne vendin e ngjarjes ku ka marre deshmite e para dhe ka mbledhur provat e vendit te ngjarjes.

Policia ka nisur kerkimin e autoreve, qe dyshohet se jane banore te zones, per faktin se ata dinin çdo levizje te arketarit.

Policia ka shoqeruar disa te rinj te fshatit Çorrush e Kute, nderkohe qe eshte marre ne pyetje edhe vete arketari.

Top Channel