Itali, vdes nga shkarkesa elektrike shqiptari

24/10/2009 21:30

Nje 35 vjecar shqiptar, Ramazan Bushi, ka mbetur i vrare nga nje shkarkese korrenti teksa ndodhej brenda nje kabine elektrike ne qytetin e Komos, ne Itali.

Lajmin e beri te ditur nje shok i 35 vjecarit, i cili ka lajmeruar nderhyrjen e shpejte, por qe ka qene e kote, pasi Bushi mbeti i vdekur ne vend.

Sipas mediave italiane, shtetasi shqiptar u godit nga nje shkarkese prej 15 mije volt, gje qe shkaktoi edhe probleme me furnizimin me energji ne jug te qytetit te Komos.

Nderkohe, karabinieret, te mberritur ne vendngjarje kane konstatuar se Bushi kishte hyre bashke me disa persona te tjere ne nje oficine per te vjedhur material.

Pasi hyri ne kabinen elektrike, e cila nuk funksiononte prej kohesh, kaloi tek ajo paralele pa e kuptuar qe ishte ne funksion. Kur u eshte afruar telave, ndodhi dhe tragjedia.

Miku i tij qe lajmeroi urgjencen, u zhduk menjehere pasi u tha mjekeve te mberritur ne vendngjarje se ku ndodhej 35 vjecari.

Top Channel