Iken per ne shkolle, zhduket 10-vjeçari

24/10/2009 08:55

Nje femije eshte  zhdukur mistershem, duke detyruar prindin e tij te beje kallezim dhe te kerkoje ndihmen e policise, pasi deshtoi ne perpjekjet per ta gjetur vete te birin.

Burime nga policia kane bere te ditur se rezulton i zhdukur femija dhjetevjeçar E. B.

I ati i djalit te vogel, D. B., ka denoncuar se ne oren 08.00 te mengjesit te dy diteve me pare, i biri ka shkuar si zakonisht ne shkolle, por nuk eshte kthyer me qe andej.

Ne keto rrethana kane nisur kerkimet, por 24 ore me vone, ende nuk ka pasur asnje informacion.

Mesohet se ne kallezimin e tij, babai 32-vjeçar nga Kukesi qe prej disa vitesh banon ne Tirane, ka hedhur dyshime qe femijen ta kete marre ish-gruaja e tij, V. B.

Burime policore konfirmuan se e kane pranuar kallezimin e bere nga 32-vjeçari dhe shtuan se ne bashkepunim me Prokurorine, po behen perpjekje per gjetjen e te voglit te zhdukur.

Top Channel