Bundesliga, Bajern fiton por nuk kenaq

24/10/2009 19:25

Goli i Van Bujten 2 minuta para perfundimit te ndeshjes i ka dhene fitoren 2-1 Bajernit te Mynihut ndaj Eintrahtit, dhe per me shume kane ulur ritmin e kritikave ndaj trainerit Van Gal per humbjen ne mesjave ne Champions.

Bavarezet kane dominuar pjesen e pare, por pa arritur te zhbllokojne rezultatin. Edhe ne 45 minutat e dyta eshte Bajerni qe kerkon me shume golin, por ate qe nuk bejne sulmuesit bavareze e bejne miqte. Ne sulmin e tyre te pare ata kalojne ne avantazh me Majer.

Pesimi i golit i shtyu me shume perpara bavarezet ne kerkim te barazimit dhe 10 minuta me pas Roben, perfitoi nga dueli ne ajer mes Gomez dhe portierit te skuadres mike dhe shenoi golin e barazimit.

Atehere kur mendohej se kjo ndeshje do te perfundonte ne barazim, ne ndihme te Van Gal erdhi mbrojtesi Van Bujten qe shenoi golin e fitores per Bajernin, qe tashme ngjitet ne vendin e 5-te me 18 pike.

E ka mbyllur me fitore kete jave edhe Hofenhajmi qe shkaterroi 3-0 Nurnbergun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA