Berisha: Vullnet per heqje imuniteti

24/10/2009 13:30

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se maxhoranca ka treguar vullnet per heqjen e imunitetit te zyrtareve.

“Ne jemi kunder cdo imuniteti. Kemi derguar ligjin ne parlament dhe opozita nuk e votoi. Atehere do te praktikohet nje qendrim i njeanshem, ku cdo kerkese nga organet e drejtesise per heqje imuniteti, do te jete e pranueshme”, u shpreh Berisha.

Sipas tij maxhoranca ka te drejte te mos i njohe vetes imunitet, ndersa edhe pse nuk ndryshon dot ligjin, mund te mbaje qendrim te njeanshem per kete ceshtje.

Kjo ishte edhe pergjigjja, pas mesazhit te forte dhene nje dite me pare per te nga ambasadori i Shteteve te Bashkuara akredituar ne Tirane, John Withers, persa i perket imunitetit parlamentar, tek i cili nuk duhet te gjejne mbrojtje zyrtare qe jane nen hetim.

Deklarata e Berishes u dha pas perfundimit te mbledhjes se kryesise se Partise Demokratike, e cila vendosi te therrase kongresin me 12 dhjetor per te zgjedhur drejtuesin e forces politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA