Zgjidhja e krizes, PS: Ta gjeje qeveria

23/10/2009 15:25

Qeveria dhe opozita ne Tirane kane reaguar menjehere pas deklarates te komisionerit per zgjerimin, Olli Rehn, i cili komentoi per here te pare situaten politike te krijuar ne vend pas bojkotit te parlamentit nga Partia Socialiste.

Nje dite me pare komisioneri Olli Rehn tha se per sfidat politike te Shqiperise  ai beson se qeveria e re do te mundohet ta zgjidhe kete ceshtje qe eshte e rendesishme per kriterin politik te Kopenhagenit dhe duhet pare si nje shans per te rritur stabilitetin politik dhe evoluimin e orientimit europian te vendit.

Kjo deklarate eshte lexuar nga Partia Socialiste si nje mbeshtetje per kerkesen e saj per rinumerimin e votave.

“Pa hetimin e plote te procesit te votimit, jeta politike nuk ka se si t’i kthehet normalitetit. Kjo do te jete ne te mire te proceseve integruese, ndaj kryeministri duhet te permbushe kerkesat qe vijne nga opozita”, tha deputetja socialiste, Arta Dade.

Ndersa qeveria, e cila thekson perpjekjet e saj per dialog me opoziten brenda sistemit kushtetues te vendit, i ka bere nje lexim te ndryshem nga opozita deklarates se komisionerit Rehn.

“Askush nuk duhet te kerkoje nga nje maxhorance qe te ndryshoje thelbin e ketij sistemi qe ka te beje me pavaresine e pushteteve, ku element kyc mbetet pavaresia e gjyqesorit”, theksoi Meta.

Ndersa duke iu pergjigjur pyetjes per kufizimin e imunitetit te zyrtareve, numri dy i qeverise tha se kjo eshte nje arsye me shume perse opozita duhet te futet ne parlament.

“Ne jemi te hapur ne cdo moment qe ta realizojme dhe per kete duhet mirekuptimi i opozites”, u shpreh Meta.

Top Channel