Rama: Vendi, ne rrezik nga regjimi i Berishes

23/10/2009 18:30

Kryetari i PS, Edi Rama, ne fjalimin e tij te mbajtur ne protesten per hapjen e kutive te zhvilluar ne Shkoder, ka paralajmeruar rrezikun qe sipas tij po vjen nga afirmimi i nje regjimi te ri komunist, te drejtuar nga kryeministri Berisha.

“Shkodra e ka ndjere me shume se kushdo tjeter diktaturen komuniste. Ky qytet ka te drejte te mos harroje. Por ajo qe dua te them une sot eshte se asnje qytet ne Shqiperi nuk mund ta ndjeje me shume se Shkodra rrezikun e nje regjimi te ri”, ka deklaruar Rama.

Duke perdorur tone te ashpra, lideri i opozites ka theksuar se kryeministri Berisha po perpiqet te pasuroje edhe me tej familjen e tij, permes pushtetit qe e ka fituar me grabitjen e votes.

“Berisha ka qene nje sekretar ordiner i partise se Enver Hoxhes. Eshte nje kryeminister qe po tenton te qendroje ne pushtet per interesat e nje familjeje te vetme. Ky eshte pushteti i grabitesve te votes, qe eshte nje pushtet familjar qe ka perqendruar te gjitha fuqite dhe energjite ne permbushjen e interesave te veta. Ky pushtet, qe buron nga ajo e vertete e fshehur, nuk mund te qeverise Shqiperine dhe shqiptaret”, ka pohuar Rama.

Ai ka shtuar me tej se PS do ta mbroje deri ne fund voten e saj dhe se nuk do te futet ne Parlament pa u hapur kutite.

“Ne do ta perballim pushtetin e hajduteve te votes duke mbrojtur voten sovrane. Nuk do te hyjme ne Parlament per t’u bere bashkefajtore dhe per te mbyllur syte dhe te mendojme se kushedi se kur ne Shqiperi do te zhvillohen zgjedhje te lira e te ndershme”, ka shtuar Rama.

Top Channel