PS: Berisha te degjoje keshillat e Brukselit

23/10/2009 11:00

Partia Socialiste kerkon nga kryeministri Sali Berisha qe te degjoje keshillat e Brukselit dhe t’i jape zgjidhje krizes ne Shqiperi.

Duke pershendetur deklaratat e komisionerit per Zgjerimin, Olli Rehn, i cili nje dite me pare kerkoi nga qeveria shqiptare qe te gjeje rrugezgjidhjen per situaten ne te cilen eshte futur vendi, sekretarja per marredheniet me jashte ne Partine Socialiste, Arta Dade u shpreh se pushteti duhet te angazhohet seriozisht per te plotesuar kerkesat e opozites.

“Pa hetuar zgjedhjet nuk mund te kete demokraci normale ne Shqiperi”, u shpreh Dade, e cila ka lajmeruar protesten e sotme qe opozita do te organizoje ne Shkoder.

Top Channel