Kuvend, miratohet projektligji per pergjimin e biznesit

23/10/2009 01:00

Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave per pergjimin e telefonatave te biznesit mori miratimin e parlamentit. Ligji i jep te drejten Ministrise se Financave ,qe nepermjet administrates doganore dhe asaj tatimore, te kerkoje hapjen dhe asistimin gjate procesit te pergjimit te telekomunikacionit te nje biznesi.

“Keto ndryshime jane konsultuar ne shkallet e gjere me te gjitha organet e tjere perfshire sistemin e drejtesise, prokurorine, Sherbimin Informative te Shtetit dhe po ashtu edhe me gjere per te bere luften kunder krimit te organizuar te cilat kane dhene miratimin dhe eshte nje ligj qe perputhet me standartet”, deklaroi ministri i Financave, Ridvan Bode.

Por nga Ministria e Brendshme dhe ministri Basha, u kerkua te behen disa ndryshime te karakterit administrativ te ligjit, persa i perket menyres se funksionimit teknik te qendres se pergjimeve,

Te kete seksione te ndara te policise se shtetit dhe SHKB-se, te jene te ndara nga njera-tjetra dhe seksioni i SHKB-se te vihet ne nje ndertese tjeter, jo ne SHISH”, deklaroi ministri Brendshem, Lulzim Basha.

Keto ndryshime te kerkuara nga ministria e Brendshme nuk penguan miratimin e ligjit. Te tjera ligje qe u miratuan ne parlament ishin ai per privatizimin e INSIG-ut dhe ligji per perdorimin e letrave me vlere ne procesin e legalizimit.

Top Channel