Te gjithe kunder duhanit

21/10/2009 15:40

Presioni per zbatimin e ligjit antiduhan ne lokalet e Tiranes duket se kete radhe nuk do te mbetet ne kuadrin e paralajmerimeve.

Inspektoriati Sanitar ne Ministrine e Shendetesise, Drejtoria e Higjienes dhe Instituti i Shendetit Publik deklarojne se nuk do te tolerohet me ne zbatimin e ligjit, pasi edhe ne progres raport theksohet se Shqiperia nuk respekton ligjin antiduhan.

“Nese nuk do te gjejme neper bare shenjen ndaluese te duhanit, masat taksative do te nisin nga 50 mije leke te reja”, theksoi Roland Shuperka nga ISHP.

Kete jave lokalet po kontrollohen dhe aty ku konstatohen shkelje leshohen procesverbale per t’u pasuar me gjobe nga nje kontroll i dyte ne rast shkeljeje.

Ne fazen e pare te ketij aksioni, shume lokale ne kryeqytet u gjobiten por vetem nje pjese e gjobave jane vjelur pasi kerkohet bashkepunim i te gjitha strukturave perkatese per zbatimin e ligjit antiduhan. Aksionet pritet te fillojen se shpejti edhe ne qytete te tjera te vendit.

Top Channel