Clirohet nga zinxhiret, dergohet ne spital

21/10/2009 12:30

Top Channel terhoqi vemendjen per pamjet horror dhe nje nga shkeljet me brutale te te drejtave te njeriut.

Nje 26-vjecar, me te meta mendore e fizike, prej tre vitesh mbahej i lidhur me zinxhire ne nje kasolle, pasi familja mendon se ai perben rrezikshmeri per te tjeret.

Por kjo ngjarje po merr permasat e nje skandali per shkak se rasti i tij nuk ishte i panjohur per punonjesit e sherbimit mjekesor.

Nje ekip mjekesh kane shkuar paraditen e sotme ne shtepine e 26-vjecarit dhe e kane cliruar ate nga zinxhiret, me pas ai eshte nisur ne drejtim te spitalit psikiatrik te Vlores.

Por mjeket e sherbimit paresor ne Fier thone se e kane njohur kete rast dhe e kane kuruar disa here. Per me teper 26-vjecari kishte qene edhe ne spitalin psikiatrik te Vlores ku kishte qendruar vetem dy dite dhe me pas e kane larguar.

Sipas mjekeve ai eshte edhe paraplegjik dhe gjate kohes qe pretendohet se kurohej ai mbahej i lidhur me zinxhire nga gjyshrit e tij, te cilit deklaronin se nipi i tyre ishte i rrezikshem per te tjeret.

Top Channel