Berisha: Kerkesa e PS per kutite, ogurzeze

21/10/2009 15:10

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se opozita mund te hetoje cdo aspekt te procesit, por kerkesen per hapjen e kutive te votimit ai e cilesoi si ogurzeze. (UPDATE)

“E konsideroj te papranueshme dhe ogurzeze kerkesen e Partise Socialiste, per hapjen e kutive te votimit, duke shkelur keshtu vendimin e gjykates”, tha Berisha.

Kjo ishte pergjigjja e pandryshuar e kryeministrit per Partine Socialiste, e cila ka paraljmeruar pershkallezimin e protestave per rinumerimin e votave nga nje komision hetimor parlamentar.

Ne mbledhjen e qeverise, duke u ndalur ne vleresimin e raportit te Komisionit Europian per zgjedhjet, kryeministri Berisha argumentoi perse sipas tij kerkesa e opozites eshte antikushtetuese, duke iu referuar edhe nje vendimi te Gjykates Kushtetuese, qe i kufizon parlamentit te drejten e objektit te hetimit kur behet fjale per nderhyrje ne pushtetin gjyqesor.

“Per 4 qarqet qe pretendon rinumerim PS, gjykata e Kolegjit Zgjedhor ka vendosur per mosrinumerimin e tyre. Vendimi i Gjykates Kushtetuese e vitit 2003 e percakton qarte se komsioni hetimor nuk mund te hetoje per ceshtje qe kane qene apo jane ne hetim gjyqesor apo jane gjykuar”, u shpreh

Sipas kryeministri Berisha i vetmi kompromis me opoziten eshte marrja e shumices ne komisionin hetimor parlamentar qe mund te hetoje gjithcka, pervec vendimeve gjyqesore.

“Ftoj zotin Rama te lexoje me objektivitet raportin. Kerkon zoteria e tij te hetoje ndikimin e administrates ne zgjedhje, le ta hetoje, perfshirjen e te burgosurve ne zgjehdje, le ta hetoje…mund te hetohet gjithcka, por jo vendimet e gjykatave”, theksoi Berisha.

Top Channel