Kredia per shtepi u pergjysmua kete vit

20/10/2009 08:50

Sasia e pergjithshme e kredise per blerje pronash te patundshme eshte reduktuar me 61 per qind gjate ketij viti ne krahasim me vitin e kaluar, gje qe po rendon situaten ekonomike te sektorit te ndertimit, si dhe po i shtyn kompanite te reduktojne planet per zgjerim te metejshem.

Sipas te dhenave te shoqates se bankave, gjate periudhes janar-gusht te ketij viti, per prona te patundshme u dhane ne total 161 milione euro kredi, nderkohe qe ne te njejten periudhe te vitit 2008, u dha 245 milione euro kredi e re.

Gjate ketij viti, bankat kane kredituar mesatarisht rreth 20 milione euro per blerje pronash, nderkohe qe vitin e kaluar jane dhene deri ne 90 milione euro kredi ne nje muaj per kete qellim.

Kete vit, 53 per qind e kredise se dhene per prona jane marre nga kompanite e biznesit, nderkohe qe vitin e kaluar biznesi qe pergjegjes per 51 per qind te totalit.

Top Channel