Presioni nderkombetar dhe ai i organizatave te ndryshme nuk ka ndikuar aspak ne ashpersine e gjyqesorit iranian qe neser do ekzekutoje me vdekje nje 20 vjecar per nje krim qe e ka kryer ne moshen 17 vjecare.
Safar Angooti do ekzekutohet ne litar diten e neserme, nje jave pas ekzekutimit te nje 20 vjecarit Behnoud Shojaee. Lajmin e ben te ditur avokati i tij, Mohammad Mostafaei, i cili ka qene mbrojtes ligjor edhe i piktores se varur ne muajin maj, Delara Darabi.
Ky vendim eshte nje dhunim i hapur ndaj Konventes se OKB-se per te drejtat e minoreneve qe pengon denimin me vdekje per te rinj qe e kane kryer krimin para moshes 17 vjecare. Por Irani i denon krimet e meshkujve duke filluar qe nga mosha 15 vjecare, ndersa per femrat kufiri eshte mbi 9 vjec.
Angooti u denua me varje pasi vrau nje te ri per shkak te nje konflikti per nje vajze. Sipas gazetes “Etemad”, krimi eshte kryer pa dashje. Safar duhej te varej ne 6 maj, por ekzekutimi eshte shtyre nga avokati i tij, i cili kerkoi vemendjen e nderkombetareve per kete rast. Ekzekutimi i 20 vjecarit Behnoud Shojaee u krye ne 1 tetor ne burgun Evin ne Teheran, ku prinderit e viktimes ishin ata qe i dhane shtytjen e fundit te denuarit.
Top Channel