Iran, kerkohet inkriminimi i Mussavi-t
20/10/2009 13:20
100 deputete iraniane, nga 290 qe jane gjithesej, kane bere nje denoncim kunder ish-kandidatit te moderuar ne zgjedhjet presidenciale, Mir Hossein Mussavi.
Eksponentet politike i kane kerkuar prokurorise qe ta inkriminojne pasi sipas tyre, ai veproi ne te njejten linje me armiqte e Republikes Islamike.
Lajmin e ka bere te ditur agjencia e lajmeve “Fars”, e cila citon deputetin e Parlamentit iranian, Hamid Rasai.
Top Channel