Ushtaraket: Pretendimet pa baze

19/10/2009 15:50

Partia Socialiste pritet te dorezoje neser ne Gjykaten Kushtetuese kerkese- padine ndaj marreveshjes shqiptaro-greke per caktimin e kufirit ujor mes dy vendeve.

Nderkohe autoritetet e ushtrise, ne daljen e pare publike, dhane argumente, sipas te cileve pretendimet e eksperteve te pavaruar nuk qendrojne.

Duke treguar nje tjeter harte nga ato qe u jane dhene shtypit nga ekspertet e pavarur, zevendesshefi i shtabit te Pergjithshem te Ushtrise,  Germenji tha se pika fundore e kufirit nuk eshte ajo qe i eshte dhene deri te shypit, por nje tjeter, e cila eshte e baraslarguar nga te tre shtetet, Shqiperia, Italia e Greqia.

Ne kete menyre, ata hodhen poshte idene se Greqise i eshte dhuruar siperfaqe ujore, pasi ne radhe te pare sipas tyre, kufiri nuk ka qene i percaktuar qe te themi se eshte dhuruar territor ujor dhe se dyti, ne cdo aspekt teknik, perpilimi i vijes kufitare eshte bere ne baze te konventave nderkombetare mbi ishujt dhe territoret ujore.

Ushtaraket kane hedhur nderkohe poshte edhe pretendimin se ishujt e vegjel jane perdorur si pika fundore ne menyre te padrejte, pasi si e tille duhej perdorur ishulli i Korfuzit.

Ata thane se ne baze te konventave nderkombetare edhe ishujt kane te njejtin status si toka kontinentale, nderkohe qe ne procesin e shenjimit te kufirit me te njejtin status jane trajtuar edhe dy ishuj te vegjel ne skajin me jugor te Shqiperise, qe i perkasin republikes sone.   

Top Channel