Sulmohet zyra e AAK-se ne Drenas. Sipas zyrtareve te Deges se AAK-se ne Drenas, sulmi vandal ka ndodhur ne oret e vona te se dieles pas nje debati televiziv, ne te cilin prezent ishte kandidati i AAK-se per Drenasin Halil Kuliqi.
Aleanca per Ardhmerine e Kosoves e denon fuqishem sulmin sic thuhet te rrugaceve te politikes ne seline e AAK-se ne Drenas dhe kerkon identifikimin e menjehershem te tyre.
Por demtimi i zyrave elektorale ne Skenderaj ka filluar fillimisht ndaj Lidhjen Demokratike te Kosoves. Zyra e kesaj partie eshte thyer te dielen gje per te cilen zyrtaret e LDK-se kane kerkuar nga autoritetet pergjegjese zbardhjen e rastit.
Po keshtu nga persona te panjohur jane thyer edhe xhamat e zyres se Partise Demokratike te Kosoves ne Shtabin Zgjedhor te Nendeges se Vranidollit.
Top Channel