Afganistan, Ban Ki Mun: Respektoni kushtetuten

19/10/2009 23:40

Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara i ka kerkuar presidentit afgan, Hamid Karzai te respektoje kushtetuten e vendit dhe te pranoje balotazhin me sfidantit Abdullah.

Sipas zedhenesit te shefit te OKB-se, Mishel Montas, Ban Ki Mun i percolli kete mesazh presidentit afgan ne nje bisede telefonike.

Nderkohe qe rivali i Karzait, ish ministri i Jashtem Abdullah Abdullah ka pershendetur vendimin e autoriteteve te menaxhimit te procesit zgjedhor te cilat sipas tij zyrtarizuan pretendimet e tij per mashtrime masive ne zgjedhjet e 20 gushtit.

Top Channel