Kakavije, ndalohet shoferi per trafik klandestin

18/10/2009 14:00

Shoferi i autobusit te linjes Shkoder-Tirane eshte arrestuar ne kushtet e flagrances per akuzen e dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit.

Policia njoftoi se Zyber Coli, 41 vjec nga Dibra eshte ndaluar ne piken kuftare te Kakavijes. Behet e ditur se Coli perkundrejt nje shume te caktuar prej 1500 eurosh ka tentuar te kaloje ne Greqi kater shtetase qe vinin nga rrethe te ndryshme te vendit.

Shoferi i kishte marre grate si pasagjere pa lejen e duhur per te kaluar ne Greqi. Grate jane nga qyteti i Kukesit, Lacit, Tepelenes dhe Beratit.

Dy prej tyre ndodheshin si pasagjere ne vendin e fundit te autobuzit, ndersa dy te tjera ishin fshehur ne bagazhet e automjetit. Behet e ditur se grate do te shkonin prane bashkeshorteve te tyre qe njihen si emigrante te ligjshem ne Greqi.

Top Channel