Presidenti i nje kompanie qe merret me menaxhimin e fondeve dhe pese bashkepunetore te tij jane arrestuar ne SHBA pasi akuzohen per perfitime ne menyre te paligjshme.
Keshtu, ne pranga ka perfunduar Raj Rajaratnam, themelues i “Galleon Group”, i cili akuzohet se ka futur ne xhepat e tij 20 milione dollare.
Gjashte personat e arrestuar akuzohen gjithashtu se kane siguruar ne menyre ilegale informacione te brendshme te kompanive te ndryshme, mes te cilave “Google”, “AMD” dhe “Hilton Hotels”.
Raj Rajaratnam eshte nje person teper i njohur dhe revista “Forbes” e ka futur ne listen e personave me te pasur te botes, duke qene se pasuria e tij shkon ne 1.3 miliarde dollare.
Mes te arrestuarve te tjere spikasin Rajiv Goel, drejtor i departamentit te investimeve strategjike ne gjigangin “Intel Capital”, si dhe Robert Moffat, zevendespresident i divizionit te teknologjise ne grupin “IBM”.
Top Channel