Rama: Nuk futemi ne parlament

17/10/2009 11:50

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, duke folur ne Asamblene Kombetare, beri pergjegjes kryeministrin Sali Berisha per zgjedhjet jo te lira dhe te ndershme.

Duke riktheksuar qendrimin e njohur se PS nuk do te futet ne kuvend per aq kohe sa nuk do te kete hetim per zgjedhjet e 28 qershorit, Rama njoftoi se protestat do te pershkallezohen dhe ne 20 nentor ne Tirane do te kete nje manifestim te madh ne kerkim te transparences se zgjedhjeve.

“Me kembengulje kerkojme plotesimin e kerkesave tona, duke nenvizuar se cdo shmangie nga plotesimi i tyre do te jete kosto qe do ta paguaje vete kryeministri”, tha Rama.

Ne fjalen e tij, Rama beri pergjegjese qeverine se nuk ka luftuar korrupsionin, ndersa akuzoi Berishen se vepron vetem per interesat ekonomike te familjes se tij.

Kreu socialist, duke folur per marreveshjen per kufijte detare e Greqine, theksoi se Gjykata duhet te ushtroje te gjithe te drejten e saj dhe te jape nje konkluzion te bazuar mbi nje ekspertize te imet, pasi kjo ceshtje eshte e ndjeshme dhe prek cdo qytetar.

Top Channel