Partizani kujton Tanin

17/10/2009 18:00

Ne takimin kunder skuadres se Kamzes, e vlefshme per Kategorine e Pare, Partizani zbriti ne fushe jo vetem nen flamujt simbolet e kesaj, skuadre por edhe me pankarta urimi dhe mirenjohjeje ndaj presidentit te ndjere te Top Media, Dritan Hoxha.

Sllogani “Endrra vazhdon” nga media qe Dritan Hoxha themloi, zbriti edhe ne fushen e blerte, si nje enderr e tifozave te kuq, te cilet kishin shpresuar qe edhe skuadra e tyre e zemres te ishte ne projektet e Tanit. “U nisem nga ditelindja e Tanit qe kishte dje. E ndienim obligim tonin, si nje njeri qe e kemi konsideruar gjithmone pjese tonen, qe te benim dicka per te. Duke ditur qe ai kishte shfaqur edhe interes per Partizanin, menduam qe edhe ne kemi qene pjese e endrres se tij, qe mbase vazhdon edhe per ne”, shprehet nje prej tifozeve te Partizanit.

Me pare kane qene lojtaret e kombetares qe shprehen publikisht mirenjohjen per Dritan Hoxhen, per revolucionin mediatik qe ai beri ne Shqiperi.

Mirenjohja e tifozave te Partizanit vjen nje dite pasi familjaret, miq, kolege dhe stafi i Top Medias kujtoi ditelindjen e tij te dyte pas ndarjes nga jeta. Me shume se nje feste per Tanin, 16 tetori ishte nje feste per sezonion e ri televiziv, te cilin vete Tani e kishte shnderruar ne tradite. Dhe ashtu sikurse endra e tij, edhe tradita e ketyre festimeve vazhdon.   

Top Channel