Mjerimi qe vret, kur borxhi ze borxhin

17/10/2009 09:20

Mbijetese. Kjo eshte fjala me e pershtatshme kur perballesh me realitetin e dhimbshem shqiptar. Mungesa e kushteve minimale te jeteses jane bere pjese e ketij realiteti.

Askush nuk e kthen koken te shohe familjet shqiptare qe jetojne vetem me te ardhurat e perkrahjes sociale. Ne çdo qytet te Shqiperise gjen familje qe jetojne duke marre ushqime me liste.

Ne mes te Tiranes gjen familje qe jetojne me liste. Gjen dyqane me lista 13-vjeçare. Ka familje qe nuk dalin asnjehere nga lista e borxhlinjve. Borxhi u ze borxhin.

Defteret jane simboli i varferise. Ata jane shtuar nga zgjedhjet ne zgjedhje. Te marresh ushqime duke te mbajtur leket shenim shitesja, po behet fenomen i gjithe vendit.

“Sapo kalon java e pare e rroges nis dhe mbushet fletorja. Kur marrin rrogen ma kthejne te gjithe shumen, por ka edhe nga ata qe kane nga 4 apo 5 vjet qe nuk mi shlyejne dot te gjitha borxhet”, tregon nje shitese dyqani ne Tirane.

Askush nuk merret me ata qe mezi sigurojne buken e gojes, qe vdesin nga uria. Ne nje vend qe aspiron te hyje ne Europe nuk diskutohet uria, ushqimi me lista ne dyqane.

Top Channel