CNN: Shqiperia dhe India perplasen per Nene Terezen

17/10/2009 17:00

“Nga gjaku une jam shqiptare, shtetase indiane, nga besimi katolike, por per ata qe kerkojne ndihmen time une i perkas botes”, do te thoshte Nene Tereza ne nje prej mesazheve te saj para shume vitesh.

Televizioni prestigjoz amerikan, CNN i ka dhene nje hapesire te madhe ceshtjes se kthimit te eshtrave te Nene Terezes ne vendin ku ajo u lind. Sipas faqes se CNN ne internet, Qeveria Shqiptare dhe ajo indiane po perplasen per kete ceshtje, pasi Tirana deshiron ta ktheje ne atdhe humanisten e madhe me rastin e 100 vjetorit te lindjes vitin tjeter.

I cituar nga CNN, kryeministri Berisha shprehet se qeveria ka ne plan hapjen e nje muzeu ne nder te Nene Terezes, por ai thekson se me e rendesishme eshte qe Gonxhe Bojaxhi te prehet prane eshtrave te mamase dhe motres se saj ne Tirane.

“Ate e merrte malli per familjen e saj. Ajo lutej perdite per familjen dhe vendin e saj. Dy qeverite tona duhet te diskutojne per kete ceshtje ne menyre qe te gjendet nje zgjidhje”, thote Berisha i cituar nga CNN. Nga ana tjeter, India, vendi ku Nene Tereza kaloi pjesen me te madhe te jetes, nuk pranon te zhvarrose eshtrat e humanitares. “Nene Tereza ishte nje shtetase indiane”, ka thene zedhenesi i ministrise se Jashtme, Vishnu Prakash.

Top Channel