Klinton revansh ndaj Obames

16/10/2009 12:30

Sekretarja e shtetit Hillari Klinton eshte me popullore se presidenti, Barak Obama.

Sondazhi me i fundit ne Shtetet e Bashkuara tregon ndryshimin e preferencave te amerikaneve qe nga koha kur Barak Obama hyri ne Shtepine e Bardhe.

Sipas “Gallup”, 62 perqind e amerikaneve vleresojne Klinton, duke lene pas 56 perqind te tjere qe duan Obamen.

Kur hyri ne Shtepine e Bardhe, Obama gezonte mbeshtetje popullore prej 78 perqind, por zonja e diplomacise duket se ka marre revanshin.

Perqendrimi i saj te politika e jashtme i kane dhene shume shprese ish-zonjes se pare. Megjithate Klinton deklaroi ne fillim te kesaj jave se nuk do te konkurroje ne garen per president.

Mbeshtetje Hillari gezon edhe prej bashkeshortit te saj karizmatik, ish-presidentit Bill Klinton.

Top Channel