Berat, nis protesta e PS per hapjen e kutive

16/10/2009 17:35

Ka nisur para pak castesh ne qytetin e Beratit protesta e opozites kunder rezultatit te zgjedhjeve te pergjithshme te 28 qershorit.

Protesta udhehiqet nga krerert e Partise Socialiste, te cilet kerkojne hapjen e disa kutive te votimit, ku sipas tyre fshihet “krimi elektoral”.

PS-se i jane bashkuar edhe parti te vogla, si te majta ashtu edhe te djathta, te cilat per shkak te sistemit te ri elektoral nuk perfaqesohen ne Parlament.

Top Channel