Permbytjet ne Lezhe, perpjekje per te shpetuar banesat

15/10/2009 12:05

Pas permbytjes se dy diteve me pare ne zonen e ishull Lezhes ka nisur nderhyrja per te shpetuar banesat e futura nen uje.

Ne Ishull Lezhe rreth 20 shtepi jane nen uje dhe 50 te tjera u demtuan nga shirat e dy diteve te fundit ne kete zone, ku brenda nje kohe shume te shkurter ra rreth 155 milimetra shi.

Edhe banoret kane pjesen e tyre te fajit pasi situata ka arritur ne kete gjendje pasi mbi kolektor eshte ndertuar.

Tashme ne prag ketij dimri dhe perballe kesaj situate pritet qe gjendja te normalizohet jo vetem nga instancat shteterore por edhe nga vete banoret te cilet e pesuan nga veprimet e papergjegjshme.

Top Channel