Zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem, Ilir Meta deklaroi sot se progres raporti i Komisionit Evropian per Shqiperine vleresoi arritjet e bera.
Duke theksuar se sugjerimet e raportit do te kthehen ne program pune per qeverine, Meta theksoi se cdo rekomandim do te jete nje objektiv qe duhet realizuar sa me pare.
Sipas Metes, raporti duhet lexuar me sy pozitiv edhe per faktin se ne te Shqiperia vleresohet si faktor paqeje ne rajon, ndersa jepen garanci per liberalizimin e vizave ne mes te vitit 2010.
Duke folur per korrupsionin, nje prej verejtjeve te shumta qe Komisioni Europian kishte per Shqiperine, zevendeskryeministri theksoi se ky eshte nje fenomen qe ndodh ne te gjitha vendet e rajonit dhe se Shqiperia nuk mund te mbetej jashte.
“Megjithate jane vleresuar perpjekjet e koordinuara dhe masat e marra ne disa sektore”, u shpreh Meta.
Duke folur per bojkotin e opozites, Meta serish terhoqi vemendjen se nese ky kthehet nje qellim ne vetvete per te paralizuar institucionet, atehere Partia Socialiste do te mbaje pergjegjesine e saj.
Top Channel