Marreveshja, Rama: Ankimim ne Kushtetuese

15/10/2009 18:05

Kryetari Partise Socialiste Edi Rama njoftoi se eshte rene dakord me perfaqesues politike te majte dhe te djathte qe  marreveshja per hapesiren detare me Greqine te ankimohet ne Gjykaten Kushtetuese.

“Rame dakord qe te nenshkruanim ankimimin per ta paraqitur ne Gjykate. Kjo marreveshje eshte krejtesisht e pavend dhe e padenje, ndaj duhet te zbrapset per te krijuar kushtet qe te kete nje rinegocim, ku ata qe perfaqesojne vendin ta bejne kete denjesisht dhe ne respekt te plote te fqinjesise se mire”, tha Rama.

Me pare ishte kryetari i PLD-se, Spartak Ngjela, i cili pas nje takimi me Ramen per kete ceshtje, kerkoi nga presidenti i Republikes te reagoje, pasi situata po degradon.

“Eshte themelore ceshtja e lirise dhe demokracise, sepse ne Shqiperi ka nje grup njerezish te predispozuar te shesin gjithcka”, tha Ngjela.

Top Channel