Kruje, plagoset me arme zjarri 40-vjecari

15/10/2009 13:05

Nje 40-vjecar nga fshati Thumane i rrethit te Krujes eshte qelluar me arme zjarri paraditen e sotme.

Sipas burimeve zyrtare te policise se Krujes shtetasi Petrit Bafti ka qene duke udhetuar ne drejtim te Lacit, ne rrugen e vjeter Thumane – Lac, ne dalje te qendres se Thumanes, kur nje person me nje autoveture tip Benz i ka prere rrugen dhe e ka qelluar 2 here me arme zjarri pistolete.

Pas plagosjet autori i krimit eshte larguar me shpejtesi me makine ne drejtim te Fushe Krujes, duke i shpetuar arrestimit.

Policia e Krujes e cila ka ardhur ne vendin e ngjarjes, ka bere te mundur mbledhjen e  informacionit, duke zbuluar autorin e krimit.

Ndersa i plagopsuri eshte derguar ne spitalin ushtarak Tirane ne gjendje kritike per jeten. Sipas burimeve zyrtare te polcise se Krujes dyshohet se konflikti mes viktimes dhe autorit te krimit ka nisur tre dite me pare pas aksidenti automobilistik ku viktima ishte konfliktuar me autorin e ngjarjes.

Top Channel