Komisioni i Venecias kundershton ligjin e lustracionit

15/10/2009 19:45

Komisioni i Venecias kundershton ligjin e lustracionit qe eshte miratuar ne Kuvendin e Shqiperise gjate muajit dhjetor te vitit te shkuar.

“Ligji per pasterimin e figures se funksionareve te larte te administrates dhe zyrtaret e zgjedhur bie ndesh me Kushtetuten e vendit dhe si pasoje me parimin e sundimit te ligjit”, thote Komisioni i Venecias. Komisioni argumenton se mandatet jane me te mbrojtura me Kushtetute sesa nga ky ligj per Presidentin e Republikes, deputetet, antaret e Gjykates se Larte, Gjykates Kushtetuese dhe Keshillit te Ministrave.

Ligji i lustracionit, i konsideruar nga pikpamja juridike, i zakonshem dhe jo organik, nuk mund te ndryshoje procedurat qe parashikon kushtetuta. Komisioni i Vencias shton se ky ligj ka te meta pasi perfundimi i mandatit te nje zyrtari duhet te perbeje pasojen e hetimit te pervecem te bashkepunimit ne fjale me regjimin komunist dhe nuk duhet te jete i perhershem.

Nga ana tjeter, Komisioni vlereson se Gjykata Kushtetuese ka te drejte te shprehet mbi kushtetuetshmerine e ketij ligji, perderisa lustracioni nuk parashikon mekanizma zevendesimi. Ne 20 shkurt 2009, Gjykata Kushtetuese ju drejtua Komisionit te vencias per t’u deklaruar nese ky ligj ishte antikushtetues si dhe mbi konfliktin e interesit te antareve te Gjykates Kushtetuese per t’u shprehur mbi ligjin e lustracionit.

Top Channel