
Partia G99, qe nuk mundi te realizoje hyrjen e saj ne Parlament gjate zgjedhjeve te fundit, ka risjelle ne rruget e Tiranes eren e fushates elektorale.
Me nje proteste para nderteses se radio-televizionit publik, Erion Veliaj dhe aktivistet e tij, te mbeshtetur edhe nga sindikata e minatoreve, kerkuan depolitizimin e sherbimit audio-televiziv publik.
“Nuk kemi degjuar ndonjehere te flitet ne TVSH per marreveshjen me Greqine, per pensionet e minatoreve, per rritjen e cmimit te energjise dhe nuk mund te pranojme qe ky institucion te merret vetem me opoziten e opozites. Ftojme qytetaret qe te protestojne ndaj TVSH, qe po trajtohet si prone private e zotit Berisha”, tha Veliaj.
G99 premton se ka gati nje zgjidhje per kete.
“Kemi nje alternative gati per ta kthyer kete institucion ne identitet”, thote anetari i G 99, Genci Kojdheli.
Ne zgjedhjet e fundit G99 doli hapur si nje nga aleatet me te ngushte te Partise Socialiste, e cila ka bojkotuar parlamentin.
Top Channel