“Vizat”, Fajon: Shume pune per standartet

14/10/2009 11:25

Raportuesja e Parlamentit Evropian per liberalizimin e regjimit te vizave per Ballkanin Perendimor pershendeti rekomandimin e Komisionit qe Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia te vendosen ne listen e bardhe te Shengenit.

“Jam e shqetesuar qe shumica e çeshtjeve te pazgjidhura kane te bejne me Bosnjen e Hercegovinen, Shqiperine dhe Kosoven. Prandaj, propozoj amendamente, te cilat pa zbutje te kushteve te vendosura ne harten e rruges per liberalizim te vizave, lene rruge per Shqiperine dhe Bosnjen qe ta kapin hapin me Maqedonine, Malin e Zi dhe Serbine”, tha Tanja Fajon ne intervisten per te perditshmen serbe “Novosti”.

Fajon theksoi se qeverite e vendeve duhet te punojne fort per te permbushur detyrimet.

Top Channel