Shtohen te prekurit nga virozat

14/10/2009 08:30

Ulen temperaturat, shtohen virozat e stines. Infeksionet respiratore, ose te njohura ndryshe si infeksionet e frymemarrjes jane problemi me i madh nga e cila do te vuajme te pakten deri ne muajin dhjetor.

Janari do te shenoje edhe nisjen e sezonit gripal per vitin 2010, ndersa situata aktuale e krijuar, ende mban emrin “viroze”. Me te prekurit deri tani jane femijet, mbi 200 raste cdo 24 ore paraqiten ne urgjencen e pediatrise, nje pjese e mire kerkojne ndihme te mjeku i familjes, nderkohe qe numri nuk mbetet i paket te te rriturit apo moshat e treta.

Te semuret kronike si dhe personat me imunitet te ulet kane qene personat qe u preken te paret nga virozat e stines. Edhe sipas mjekeve, uljet e menjehershme te temperaturave, pakesimi i vitamines D, si dhe sezoni jane stimulues per virozat, nderkohe qe organizmi i femijeve eshte ai qe reagon me shpejt, si dhe ne te njejten kohe eshte me i ndjeshem. Pervec kujdesit per t’u veshur me trashe mjeket keshillojne edhe marrjen e vaksines se gripit te zakonshem.
Jane hedhur ne treg rreth 70 mije doza vaksinash per gripin e zakonshem, nderkohe qe sezoni per kryerjen e ketyre vaksinave eshte spostuar deri ne muajin dhjetor. Sipas shqyrtimit epidemiologjik te Institutit te Shendetit Publik, problemet kryesore me gripin e zakonshem nisin ne muajin janar, shkurt duke perfunduar me marsin.

Vaksinat nisin te pergatisin sistemin imunitar ndaj gripit dy jave pas marrjes se saj, nderkohe qe mbeshtjell organizmin me mbrojtje nje muaj pas marrjes se saj. Kjo eshte koha e nevojshme per te krijuar efektivitet dhe eshte nje nga arsyet pse kerkohet te merret te pakten deri ne muajin nentor.

Por vec kesaj, nje sere keshillash rekomandohen nga mjeket dhe specialistet e Shendetit Publik. Ushqimi i shendetshem, pushimi, qetesimi, gjumi, perdorja e vitaminave apo shtesave ushqimore jane teper te rendesishme per te mbajtur ne kontroll dhe ne gjendje te mire sistemin imunitar. Nderkohe qe vaksina eshte ajo qe na mbron me nje efektivitet edhe me te madh.

Konkretisht shqetesimet nisin me temperature te larte, dhembje te kyceve, probleme me aparatin e frymemarrjes, rruget e siperme respiratore. Probleme te tjera jane shqetesime pastro-intestinale, kolle, infeksione respiratore.

Sipas mjekeve, kolla dhe infeksionet respiratore jane tipike te kesaj viroze. Madje problemet me semundjet e aparatit te frymemarrjes kane nisur qe ne muajt e nxehte, e me ardhjen e vjeshtes jane shtuar edhe me shume.

Ne buletinin e fundit informativ, lidhur me monitorimin e situates per qarkullimin e virozeve ne vendin tone, Instituti i Shendetit Publik ka sqaruar se muajt e fundit infeksionet respiratore kane ardhur drejt rritjes, dhe me problematike situata ka qene ne moshat pediatrie.

Sipas ISHP-se, fluksi i pacienteve ne pediatri dhe mostrat e pakta qe dergohen ne ISHP per ekzaminim nuk bejne te mundur kontrollin e te gjithe situates dhe monitorimin e duhur lidhur me viruset qe prekin me teper femijet.  
Vaksina e gripit te derrit nuk do te tregtohet ne farmaci. Blerja e saj do te behet sipas nje bashkepunimi mes Ministrise se Shendetesise dhe firmes prodhuese te dozave mbrojtese.  
 
E stines sipas mjekeve, ndihen me shume nga te vegjlit si pasoje e uljes se  temperaturave, ndryshimit te klimes ne menyre te  menjehershme, duke perfshire ketu rritjen e apo uljen e temperaturave.

Top Channel