Obama tek Oprah: Meritoj nje 8

14/10/2009 09:05

Ne nje interviste te gjate per show-n e Oprah Winfrey, mes te tjerash, presidenti amerikan, Barak Obama ka dhene nje vleresim per veten e tij gjate ketyre 11 muajve qeverisjeje.

Sipas tij, per te merituar noten 10 duhen bere shume gjera me te medha. Obama pranoi gjithashtu se administrata e tij ka trasheguar sfidat me te medha qe prej kohes kur vendi drejtohej nga Franklin Ruzvelt. Kreu i Shtepise se Bardhe, shtoi gjithashtu se ne te ardhmen e presin shume gjera per te bere.

“Nje minus 10 mund ta meritoj kur te jete miratuar perfundimisht reforma ne shendetesi”, tha Obama, duke nenvizuar edhe nje here rendesine e madhe qe ka per amerikanet kjo reforme e promovuar nga administrata e tij.

Top Channel