Lohan: Inkurajuese marredheniet Shqiperi-BE

14/10/2009 14:35

Ambasadori i Komisionit Europian, Helmut Lohan i dorezoi kryeministrit Sali Berisha progres-raportin 2009 per Shqiperine.

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Komisioni Evropian mbart frymen e euro-seriozitetit dhe euro-pozitivizmit dhe eshte shume inkurajues per Shqiperine ne rrugen e integrimit.

“Kaluam nje prove shume te rendesishme. Raporti do te jete plan pune per ministrite”, u shpreh Berisha.

Nga ana e tij, Lohan vleresoi rendesine qe qeveria shqiptare i jep raportit, ndersa theksoi se ne te jane paraqitur mesazhet kryesore per kriteret politike, ekonomike, si dhe per kriteret e Bashkimit Evropian.

“Dua te ndaj me audiencen nje prej pikave kryesore te raportit, se marredheniet Shqiperi-BE jane inkurajuese”, u shpreh Lohan.

Top Channel